NJEHSIMET NE KIMI
by Fabjan Isufaj
1. Masa atomike e lrahasuar e nje atomi eshte e krahasueshme me nje shkalle ,ku atomi i karbonit -12 e ka masen saktesisht 12 njesi.
2. Masa molekulare e krahasuar njehsohet si shuma e masave atomike te krahasuara te atomeve qe gjenden ne formulen e molekules.
3. Nese kemi informacion te mjaftueshem mund te njehsojme masen e produktit duke perdorur perpjestime te thjeshta.
4. Nje mol substance permban 6 • 1023 atome ,molekula ose jone.
5. Konstantja e Avogadros shpreh numrin e atomeve , e molekulave apo joneve qe gjenden ne nje mol substance.
6. Ekuacionet kimike dhe masat e krahasuara te formulave perdoren per te njehsuar masen e produktit te perftuar nga nje sasi e dhene reaktanti.
7. Reaktanti kufizues eshte ai qe eshte me pakice.
8. Reaktantin kufizues mund ta percaktojme duke njehsuar numrin e moleve per secilin reaktant ,duke pasur parasysh edhe stekiometrine e barazimit kimik.
9. Per te njehsuar sasine e produktit qe perftohet nga nje sasi e caktuar reaktanti,perdorim masen e krahasuar te formules dhe barazimin kimik.
10. Perqindja ne mase e nje elementi ne nje perberje mund te njehsohet duke perdorur masen atomike te krahasuar dhe masen e krahasuar te formules.
11. Kur ne reaksione marrin pjese gazet ,gjate njehsimit te masave vepruese ,perdoret vellimi molar I gazit.
12. Ne nje reaksion kimik ,rendimenti ne perqindje njehsohet nga raporti I rezultatit praktik dhe I rezultatit teorik.
13. Rendimenti teorik njehsohet duke perdorur masen atomike te krahasuar dhe stekiometrine e reaksionit.
14. Perqindja e pastertise jepet nga raporti : (masa e produktit te paster)/(masen e produktit te papaster) ∙100
15. Formula empirike tregon raporin me te vogel te atomeve ne nje perberje.
16. Formula empirike gjendet duke perdorur masen e elementeve qe gjenden ne perberje dhe masen e tyre atomike te krahasuar.
17. Formula molekulare tregon numrin e vertete te atomeve qe gjenden ne molekulen e perberjes.
18. Perqendrimi I tretesires njehsohet si numri I moleve te tretura ne 1 dm3.
19. Masa e substances se tretur ne nje tretesire njehsohet nese njihet perqendrimi ,vellimi I tretesires dhe masa e krahasuar e formules.
20. Titullimi perdoret per te njehsuar perqendrimin e nje tretesire te panjohur.