“Prometeu i mbërthyer” Eskili

Prometeu

Get Started. It's Free
or sign up with your email address
“Prometeu i mbërthyer” Eskili by Mind Map: “Prometeu i mbërthyer”      Eskili

1. Heroi i tragjedisë është hero me karakter të jashtëzakonshëm në situata të jashtëzakonshme.

2. Qëllimi i autorit ishte të krijonte heronj të cilët edukojnë lexuesit me virtyte dhe vlera të larta qytetare.

3. Heronjtë kanë karakter të palëkundshëm, stoikë të idealeve të tyre.

4. Stili është i lartë, fjalët janë të zgjedhura, figuracioni është i pasur, ka ritëm dhe harmoni të vargjeve.

5. Tragjedia buron nga fataliteti i jetës dhe heroi tragjik afirmohet në luftë me të. Fataliteti bie mbi atë ka shkelur ligjet e pashkruara, për të cilat vihen në mbrojtje perënditë.

6. Heroi i epokës së lavdishme ishte ai që u sakrifikua për të mirën e njerëzimit, një dëshmor i vërtetë që e meritojnë të gjithë.

7. Kemi të bëjmë me konfliktin mes të fortit e tiranit me njeriun e drejtë. Zeusi simbolizon dhunën dhe errësirën, ndërsa Prometeu parashikon thyerjen e tiranisë.

8. Tema kryesore. Tirania dhe shoqëria: Zeusi është konsideruar si më i pamëshirshmi nga tiranët sepse ai nuk njeh ndjenja si dashuria, miqësia apo keqardhja.

9. Prometeu – hero mitologjik dhe hero i epokës sepse është: - Simbol i vetësakrifikimit. - Simbol i pathyeshmërisë të durimit. - Hero me fat të paracaktuar (ai ishte në dijeni të pasojave të veprimit të tij). - Simbol i përparimit dhe ndriçimit të mendjes së njerëzimit. - Heroi midis botës njerëzore dhe asaj hyjnore. - Simbol i humanizmit.

10. Eskili trumbeton idealet e larta të heroizmit dhe lirisë

11. Në veprën e tij ndërthuret botëkuptimi tradicional me idetë e reja.

12. Krijimtaria e Eskilit është novatore, në formë, sa i takon gjuhës dramatike dhe efekteve teatrale të shfaqjes.

13. I jepet rëndësi skenës dhe spektaklit që ajo siguron.

14. Shtohet aktori i dytë, krahas protagonistit.

15. Zvogëlohet roli i korit.

16. Kompozicioni është i thjeshtë dhe pjesa teatrale trajton një ngjarje të vetme.

17. Jeta e miteve që janë në fokus të pjesëve teatrale mbushet me ide që i zbërthejnë figurat e tyre.

18. Kori është një element i paanshëm, zëri i urtësisë popullore dhe na afron më pranë të vërtetave të autorit.