
1. -->Perqendrimi 1.Rritja e [R] ; Zvogëlimi i [P] zhvendosin ekuilibrin djathtas (-->) 2.Rritja e [P] ; Zvogëlimi i [R] zhvendosin ekuilibrin majtas (<--)
2. -->Reaksione ekzotermike : 1.Shoqërohen me çlirim nxehtësie 2.Temperatura e mjedisit rritet 3. ∆H < 0 (vlerë negative) 4.Energjia e reaktantëve > energji e produkteve 5.Reaktantët --> produkt + energji 6.Shembuj: reaksionet e djegies, bashkimit, frymëmarrja, etj. -->Reaksionet endotermike : 1.Shoqërohen me thithje të nxehtësisë 2.Temperatura e mjedisit ulet 3.∆H > 0 (vlerë pozitive) 4.Energjia e reaktantëve < energjia e produkteve 5.Reaktantë + energji produkt 6.Shembuj: reaksionet e shpërbërjes, fotosinteza,etj
3. ->Simboli i tij eshte dy shigjeta me kahe të kunderta. ->Karakteristikat: 1.Zhvillohet gjithmonë në sistem të mbyllur 2.Ka karakter dinamik 3.Përqëndrimet në gjendjen e ekuilibrit janë konstante 4.Zhvillohet në dy kahe 5.Ne konstanten e ekuilibrit përqëndrimet e substancave te ngurta dhe të lëngëta nuk merren parasysh (përqëndrimi i tyre është madhesi konstante) 6.Klasifikohen në: -Ekuilibër homogjen (gjendje fizike të njejta) -Ekuilibër heterogjen (gjendje fizike të dryshme)
4. -->Rritja e siperfaqes së kontaktit rrit shpejtësinë e reaksionit. 1.Kjo arrihet duke e copëtuar substancën ose duke e bluar në pluhur. 2.Kjo ndodh sepse: Më shumë grimca janë të ekspozuara ndaj reaktantit tjetër 3.Rritet numri i goditjeve. 4.Rritet numri i goditjeve te frytshme. 5.Rritet shpejtësia e reaksionit dhe reagimit.
4.1. -->Rritja e përqëndrimit rrit shpejtësinë e reaksionit. Kjo sepse : 1.Rritet numri i grimcave për njësi vëllimi. 2.Rritet numri i goditjeve. 3.Rritet numri i goditjeve të frytshme. 4.Rritet shpejtësia e reaksionit.
4.1.1. -->Rritja e trysnisë rrit shpejtësinë e reaksionit. Kjo sepse: Rritja e trysnisë e ngjesh gazin. Grimcat afrohen më pranë njëra-tjetrës, goditen më shpejt, goditjet e frytshme ndodhin më shpejt, shpejtësia e reaksionit rritet.
5. 1.Termokimia eshte degë e kimisë e cila studion energjinë që shoqëron ndryshimet fizike ose reagimet kimike. 2.Reaksionet që shoqërohen me ndryshime energjitike i quajmë reaksione termokimike, dhe ato klasifikohen ne reaksione :ekzotermike dhe endotermike.
6. Hapat per zgjidhjen e ushtrimit : 1.Barazohet reaksioni 2.Shkruhet reaksioni me anë të strukturave 3.Njehsohet energjia e përthithur 4.Njehsohet energjia e çliruar 5.Njehsohet ndryshimi energjitik: Ndryshimi energjitik = energji e përthithur – energji e çliruar Gjykohet nëse reaksioni është ekzotermik apo endotermik
7. -->Rritja e temperaturës rrit shpejtësinë e reaksionit.Kjo sepse: 1.Me rritjen e temperaturës, rritet lëvizshmëria e grimcave, si pasojë grimcat goditen më shpejt, goditjet e frytshme ndodhin më shpejt, shpejtēsia e reaksionit rritet. 2.shpejtësia e çastit llogaritet: V = γ∆t/10 3.Rritja e temperatures me 10◦C e rrit shpejtesine e reaksionit 2-4 herë.
8. Trysnia ndikon vetëm në ekuilibrat ku kemi substanca të gazta. (Gazet kanë aftesi të ngjishen) a) shqyrtojmë gjendjen fizike të specieve në ekuilibër b) llogarisim numrin e moleve të substancave të gazta në të majtë dhe në të djathtë të ekuilibrit. ->Ndikimi: Rritja e trysnisë e zhvendos ekuilibrin në kahun që ka numër më të vogël molesh substancash të gazta. P=1/V Rritet trysnia -> zvogëlohet vëllimi -->zvogëlohet nr.moleve gaz
9. -->Temperatura : 1.Rritja e temperaturës favorizon reaksionin endotermik. 2.Zvogëlimi i temperaturës favorizon reaksionin ekzotermik
10. ->Parimi i Le Shatelje : Për një sistem në ekuilibër, nëse ndryshojmë njërin nga faktorët e jashtëm (përqëndrim, temperaturë, trysni); ekuilibri kimik zhvendoset në kahun që “kundershton” ndryshimin e bërë. ->Faktorët që ndikojnë në ekuilibrin kimik: 1.Përqëndrimi 2.Temperatura 3.Trysnia ->Katalizatori nuk e zhvendos ekuilibrin kimik, por përshpejton si reaksionin e drejtë, edhe atë të zhdrejtë.
11. Termokimia
12. Ekuilibri Kimik
13. Kinetika kimike
13.1. Kinetika Kimike eshte pjesë e kimisë që studion shpejtësinë e reaksionit, mekanizmin e zhvillimit të reaksionit, faktorët që ndikojnë në të, si dhe ligjet që lidhin faktorët me shpejtesinë e reaksionit.
13.1.1. Shpejtesia e reaksionit : ->Tregon: Sa shpejt formohen produktet e reaksionit nisur nga substancat nistore. ->Përcaktohet duke matur: 1.Sa shpejt harxhohen substancat nistore 2. Sa shpejt formohen produktet ->Matet me ndryshimin e një madhësie, që ndodh në njësi të caktuar kohe: 1.Ndjekja e ndryshimit të masës së përzierjes së reaksionit. 2.Ndjekja e ndryshimit të vëllimit të gazit që çlirohet. 3.Ndjekja e ecurisë së reaksionit që shoqërohet me precipitim.
13.1.1.1. ->Teoria e goditjeve : 1.Shpejtësia e reaksionit kimik varet nga numri i goditjeve efikase për një njësi kohe. 2.Në mënyrë që reaktantët të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe reaksioni të perfundojë duhet që: 3.Grimcat e tyre përbërëse të goditen (perplasen)me njëra-tjetrën; 4.Gjatë goditjeve,grimcat fitojnë mjaftueshëm energji; 5.Goditjet midis grimcave te realizohen sipas pozicioneve të pershtatshme,(të jenë goditje efikase),në mënyrë që të prishen lidhjet e vjetra kimike dhe të formohen lidhje të reja.
13.2. Shpejtesia mesatare eshte raporti i ndryshimit të përqëndrimit të reaktantit/produktit me ndryshimin e kohës. V= ± ∆C / ∆t (-) kur nisemi nga reaktanti sepse reaktantët zvogëlojnë sasinë me kalimin e kohës të zhvillimit të reaksionit. (+) kur nisemi nga produkti sepse produktet e rrisin sasinë me kalimin e kohës të zhvillimit të reaksionit.
13.2.1. 1.Shpejtesia e castit eshte shpejtësia e reaksionit në një çast të caktuar kohe. 2.Ligji i shpejtësisë: shpejtësia e reaksionit është në përpjestim të drejtë me prodhimin e përqëndrimit të reaktantëve të ngritura në fuqi sa koeficientët përkatës të tyre. 3.Trajta matematikore: V= k * [A]x * [B]y
13.3. -->Shkalla e reagimit ndryshon në varësi të substancave që reagojnë. Për të kuptuar këtë ndikim ndjekim: 1.eksperimentin e bashkëveprimit të Zn me HCl dhe me CH3COOH. 2.Zn + HCl --> acid i forte/ ndodh me shpejt reagimi 3.Zn + CH3COOH--> acid i dobet/ ndodh me ngadale reagimi 4.Ose duke vënë të bashkëveprojnë metale të ndryshme me acidin HCl.
13.3.1. -->Katalizatorë janë substanca të formuara kimikisht nga atome,molekula dhe jone të cilat: 1)Ulin energjinë e aktivizimit 2)Rrisin shpejtësinë e reaksionit 3)Kanë karakter specifik 4)Për nga përbërja kimike dhe sasiore dalin të pandryshuara nga reaksioni. -->Nëse gjendja fizike e katalizatorit dhe reaktantit është e njëjtë,kataliza është homogjene. -->Nëse gjendja fizike e katalizatorit dhe reaktantit është e ndryshme,kataliza është heterogjene.