Rëndësia e Teknologjisë në Shkollë

Get Started. It's Free
or sign up with your email address
Rëndësia e Teknologjisë në Shkollë by Mind Map: Rëndësia e Teknologjisë në Shkollë

1. Mbajtja dhe drejtimi i vëmendjes

1.1. vëmendja është më e madhe para kompjuterit pasi që njohuritë fitohen përmes lojës.

1.2. kompjuteri tërheq vëmendjen me ndihmën e ngjyrave,zërave dhe fotografive interesante.

2. Autonomia

2.1. Kompjuteri lejon që të tejkalohen një pjesë të mossukseseve me të cilat zakonisht has nxënësi kur punon me mjetet shkollore.

2.2. Me ndihmën e aparateve asistive dhe kompjuterin pavarësisht shkruan, është më i shpejtë dhe i lumtur për kryerjen me sukses të aktivitetit.

2.3. Nxënësi mund të realizojë ndonjë aktivitet në tërësi me pjesëmarrje minimale të personit të tretë, i cili do t’i ndihmojë gjatë punës me veglat.

3. Burim informacioni

3.1. përmes motorëve të kërkimit, faqeve web etj

4. Komunikim

4.1. nëpërmjet internetit mund të komunikoni me të gjithë botën me mesazhe, video konferenca, chat.

5. Kënaqësia

5.1. Çdo detyrë e kryer me sukses për të cilën nxënësi merr lavdërime i jep vetbesim dhe e rritë dëshirën e tij për sukses.

5.2. Kompjuteri është burim i kënaqësisë,që paraqet faktorë të rëndësishëm për sukses.

6. Përshtatshmëria

6.1. Llojshmëria e mbështetjes dhe të veglave teknike lejon që të përshtatet vegla kompjuteristike dhe/ose përmbajtjet e nxënësve të ndryshëm.

6.2. Aparatet e ndryshme asistive dhe softueri përshtatet ndaj nevojave, mundësive dhe interesimeve të çdo nxënësi.

7. Ndjenja e vlerësimit

7.1. Ai është burim i marrjes së përgjegjësisë dhe pjesëmarrje në grup dhe kontribuon në stabilizimin e sjelljeve.

7.2. Kompjuteri ofron ndjenjë të vlerësimit dhe vetë vlerësimit të nxënësit.

8. Studime dhe kërkime shkencore

8.1. pothuajse të gjitha universitetet, shkollat e larta e të tjera u vënë në dispozicion studenteve të tyre lidhje falas me internetin.