Formatizimi i Web faqes

Get Started. It's Free
or sign up with your email address
Formatizimi i Web faqes by Mind Map: Formatizimi i Web faqes

1. Ndryshimi i rreshtimit të tekstit të paragrafit

1.1. Ky rreshtim mund të bëhet përmes katër ikonave të shiritit të veglave, përmes këtyre ikonave ne mund ta bëjmë rreshtimin majtas , qendror, djathtas dhe rrafshimi i margjinës së majtë dhe të djathtë.

2. Përdorimi i Format Painter-it

2.1. Format Painter është një vegël e cila lehtëson shumë formatizimin e tekstit. Nëse një pjesë e ka formatin që dëshirojmë ta aplikojmë në një teskt tjetër, atëherë duhet së pari ta kopjojmë formatin e tij. Formati kopjohet kur me mi klikojmë ikonën e Format Painter-it derisa kursori është mbi tekstin që ka formatin e dëshiruar.

3. Dhëmbëzimi i tekstit

3.1. Nëse përdorim butonat Increase indent dhe Decrease indent duke përdorur ikonat e shiritit të veglave dhe kështu e krijojmë efektin e dhëmbëzimit.

4. Ndryshimi i ngjyrës së prapavijës

4.1. Ngjyra e prapavisë së faqes caktohet përmes faqes Formatting të dritares Page Properties qe hapet nga butoni i shiritit të veglave ose përmes Format,Background. Nëse dëshirojmë që faqja si prapavijë ta ketë një figurë, e përcaktojmë në seksionin Backgrounnd, ku përmes butonit Browse e zgjedhim fajllin.

5. Krijimi i listës me pika rendore dhe me numra rendor

5.1. Pjesët e tekstit, të cilat dëshirojmë t'i paraqesim si listë të numëruar ose të panumëruar i selektojmë dhe mbi to aplikojmë operacionet Numbering ose Bullets.

6. Përdorimi i formatit Bold dhe Italic

6.1. Tekstin e selektuar mund ta bëjmë te theksuar, nëse shtypim ikonën B nga shiriti i veglave Formatting, ndërsa për ta bërë tekstin italik, shtypim ikonën I. ikona U shërben për ta nënvizuar tekstin.

7. Ndryshimi i fontit

7.1. Për ndërrim të fontit të tekstit e përdorim listën rënëse të fonteve.

7.2. Po ashtu të gjitha këto formatizime mund të bëhen edhe duke hapur dritaren Font përmes Format, Font.

7.3. Madhësia e fontit mund të ndryshohet, duke aplikuar madhësi të ndryshme nga lista rënëse pranë formati Bold., ndërsa ndryshimi i ngjyrës së fontit bëhet përmes menysë së ngjyrave të tekstit që hapet duke shtypur ikonën A në shiritin e veglave.

8. Aplikimi i temave

8.1. Front Page ofron aplikimin e temave të cilat përcaktojnë një temë për të gjitha faqet e web site-it. Dritarja e temave hapet përmes Format, Themes. Pamja e temës inicohet nga opsioni Customize, ky opsion hap dritaren e pershtatjes së temës. Ndryshimet e bëra mund të ruhen me emirn e temës fillestare, duke shtypur butonin Save.