Planifikimi i Web site-it

Jetzt loslegen. Gratis!
oder registrieren mit Ihrer E-Mail-Adresse
Planifikimi i Web site-it von Mind Map: Planifikimi i Web site-it

1. . Lidhja e shumëfishtë do të thotë se nga një faqe mund të kalojmë në një faqe tjetër përmes disa linqeve.

2. Për web site të krijuar pa ndihmën e magjistarëve nevoja e krijimit të lidhjeve mes faqeve paraqitet që në fillim. Nëse supozojmë se web faqet që lidhen mes veti tashmë janë krijuar, duhet krijuar lidhjen mes tyre. Lidhja mes dy faqeve mund të jetë e njëfishtë ose e shumefisht.

3. Nëse të gjitha planifikimet janë bërë, mund të fillohet me krijimin e web siteit. Pjesë e paevitueshme e këtij procesi është krijimii lidhjeve mes faqeve të web site-it. Nëse për krijimin e web site-it përdoren magjistarët, atëherë për lidhjet mes faqeve të krijuara me magjistarë do të kujdeset vetë magjistari, por nëse në këtë web site shtohen faqe të reja ose nëse dëshirojmë të ndryshojmë lidhjen mes faqeve, atëherë duhet të dimë si krijohen lidhjet mes faqeve të një web site-i.

4. Dëshira që menjëherë t’i hyhet disenjimit të website-it duke anashkaluar procesin e planifikimit krijon web site jofunksional, vështirë të navigueshëm, ku temat dhe stilet e përdorura nuk shkojnë me përmbajtjen e prezantuar. Ka edhe aspekte të tjera të planifikimit të web site-it, ndër të cilat janë shumë të rëndësishme edhe ato artistike për të cilat nuk do të bëhet fjalë këtu.

5. Ky planifikim fillon me analizën e kërkesave të porositësit të web site-it. Cilat informacione porositësi dëshiron t’i bëjë publike, çfarë të dhënash ka në dispozicion, a dëshiron të vendosë në web site informacione audiovizuele, deri te cilësia e lidhjes në Internet e serverit ku do të jetë i vendosur ai web site-i, janë informacione të cilat duhet ditur para se të 'fillohet me disenjim. Nuk vlen të krijohet web site me përmbajtje kryesisht audiovizuele nëse serveri i web site-it është në ndonjë degë të Internetit e cila ka lidhje të ngadalshme, ose nëse audienca e pritur ka kryesisht lidhje me modem.

6. Për të përmbushur kërkesat e shtruara më lart, planifikimi web site-it duhet t’i paraprijë punës konkrete të krijimit të tij.