Kompjuteri
by Sabire Xhyra
1. Ekrani
1.1. Monitori behet prej disa pikave te vogla qe quhet PIXEL. Monitori lidhet me kartelen Grafike Monitori është ekrani nga ku ju po lexoni këtë material. Monitorët janë dy llojesh : CRT & LCD
2. Printeri/skaneri/kamera
2.1. Pajisje me anë të së cilave ju mundeni përkatësisht: të printoni materialet që keni në kompjuter ; të skanoni materiale të ndryshme si dokumente apo fotografi ;të komunikoni në internet me figurë apo të bëni foto nga kamera në kompjuter.
3. Kasa
3.1. Është kutia metalike ose plastike ku ndodhen pjesët e brendshme të kompjuterit.Duhet te jete e forte qe ti rezistoj goditjeve mekanike. Kasa zgjidhet në varësi të përmasave dhe shijeve estetike personale.
4. Procesori
4.1. Është një komponent shumë i rëndësishëm i kompjuterit i përbërë nga një qark i cili në mënyrë direkte apo indirekte kryen të gjithë punën që ne bëjmë në kompjuter. CPU njihet ndryshe si Procesori
5. Disku
5.1. Hard Disku është paisje hardverike që shërben për ruajtjen e të dhënave. Ka kapacitet shumë të madh dhe mundëson qasje më të shpejtë në të dhëna në krahasim me CD-ROM-in. Është memorje e qëndrueshme.
6. Memoria
6.1. Është fjala më e përgjithshme për të treguar të gjitha pjesët që shërbejnë për ruajtjen e informacioneve.
7. Karta grafike
7.1. Është qarku që mundëson shfaqjen e imazheve në ekran. Quhet kartë sepse ka formë drejtëkëndëshe dhe montohet në motherboard. Montimi behet neprmjet sloteve qe ndodhen ne bord.
8. Tastiera
8.1. Tastiera kompjuterike është mjet e cila shërben për futjen e të dhënave në kompjuter është pjesë harduerike e kompjuterit bën pjesë në njesine e pajsjeve hyrëse të kompjuterit.
9. Mausi
9.1. Komunikimi me kompjuter, duke përdorur mausin (miun), është shumë më i thjeshtë, sepse ky komunikim realizohet përmes dy ose tre tasteve që janë vendosur në pjesën e sipërme të tij. Por, ky komunikim mund të realizohet vetëm gjatë shfrytëzimit të programeve te të cilat prodhuesi i tyre e ka paraparë edhe përorimin e mausit.
10. Altoparlantët + Kufjet + Mikrofoni
10.1. Mund të quhen së bashku pajisjet multimediale të kompjuterit, janë ato pajisje që na mundësojnë dëgjimin e tingujve me zë të lartë apo kufjedhe incizimin përmes mikrofonit. Nën dritën e paragrafit të mësipërm “kutitë e zërit” (ang.:audio boxes ose speakers) dhe kufjet janë pajisje dalëse ndërsa mikrofoni pajisje hyrëse.
11. Karta bazë
11.1. Njihet edhe si motherboard ose system board. Ndodhet në njërën anë të kasës dhe ka formë drejtëkëndëshi me përmasa që variojnë sipas firmave . Mbi këtë pllakë të hollë plastike të dizenjuar me qarqe vendosen ose lidhen me kabllo (të quajtur fisha) të gjitha pajisjet e kompjuterit.
12. Modemi
12.1. Pajisje me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja e internetit përmes linjës telefonike. Mund të jetë në formën e një karte të vendosur në mainboard ose pajisje e jashtme siç është psh printeri.
13. Njësitë CD/DVD
13.1. Ndodhen në pjesën e përparme të kasës. Janë pajisjet që lexojnë apo shkruajnë mbi kompakt disqet (CD) dhe DVD-te