Copy of Copy of Copy of Kompjuteri i parë i krijuar në botë
by Ana Stefa
1. Në vitin 1816 matematikani anglez Charles Babbage projektoi një makinë llogaritëse mekanike të quajtur Makina Diferenciale.
1.1. Ajo u përpunua dhe u prodhua në vitin 1849.
2. Ç'është kompjuteri?
2.1. Me te drejtë sot mund ta quajmë kompjuterin një mrekulli elektronike me fuqi mbinjerëzore.
2.2. Sekreti është se ai arrin të ruajë një sasi tepër të madhe informacioni dhe ta përpunojë atë shum shpejt dhe saktë.
2.3. Kompjuteri është një" mjet pune" që ndihmon atë që e përdor për të zgjidhur probleme nga më të ndërlikuarat.
2.4. Gjithsesi, kompjuterat e sotëm nuk ngjajnë fare me ata të fillimit, por falë punës së njerëzve të apasionuar për shkencën,ata u përsosën.
3. Po si mbërritëm deri te kompjuteri?
3.1. Njeriu që nga kohërat e lashta ka nisur të kërkojë instrumente për ta bërë sa më të thjeshtë llogaritjen(numërimin).
3.2. Në kohët e lashta si fillim janë ndërtuar numërator prej argjile.
3.3. Ai përfaqëson një nga pajisjet e para dedikuar numërimit, një evolucion i madh në përdorimin e gurëve për të numëruar.
3.4. Ky mjet i lashtësisë, është numëratori i thjeshtë i njohur me emrin Abacus dhe me të realizonin vetëm veprimet e mbledhjes dhe të zbritjes.
3.5. Në Abacus, gurët janë të organizuar në mënyrë sistematike në vija të ndryshme dhe vlera e tyre varen nga pozicioni i vendosjes në simbolet e kolonave.
3.6. Fillimisht këto pajisje janë gjetur në Kinë rreth vitit 600 p.e.r.
3.7. Janë përdorur mjaft numërator të ndryshëm në botë si numëratori kinez, japonez, rus, me "toptha" perëndimor.
4. Në vitin 1674,ideja e kësaj pajisje u përmirësua nga matematikani gjerman Gottfried von Laibnitz.
4.1. Makina e tij realizonte mbledhjen,zbritjen,shumëzumin,pjestimin.
5. Në vitin 1614 matematikani skocez John Napier, shpikësi i njehsimeve logaritmike, ndërtoi një pajisje mekanike shumë funksionale për njehsimin e tyre.
5.1. Në vitin 1642 u krijua pajisja e parë mekanike që kryente vetëm mbledhjen e numrave.
5.2. Kjo pajisje njihet me emrin Pascalina,për nder të filozofit francez Blaise Pascal.
6. Le të themi se këto kanë qënë modelet e para të frymëzuara për këto kompjutera moderne që janë pjesë e jetës sonë.