Kompjuteri
by Rigersa Dika
1. Ekrani
1.1. Monitori behet prej disa pikave te vogla qe quhet PIXEL. Monitori lidhet me kartelen Grafike Monitori është ekrani nga ku ju po lexoni këtë material. Monitorët janë dy llojesh : CRT & LCD
2. Altoparlantët + Kufjet + Mikrofoni
2.1. Mund të quhen së bashku pajisjet multimediale të kompjuterit, janë ato pajisje që na mundësojnë dëgjimin e tingujve me zë të lartë apo kufjedhe incizimin përmes mikrofonit. Nën dritën e paragrafit të mësipërm “kutitë e zërit” (ang.:audio boxes ose speakers) dhe kufjet janë pajisje dalëse ndërsa mikrofoni pajisje hyrëse.
3. Printeri / skaneri / kamera
3.1. Pajisje me anë të së cilave ju mundeni përkatësisht: të printoni materialet që keni në kompjuter (pra t’i shtypni në letër) ; të skanoni materiale të ndryshme si dokumente apo fotografi (nga letra të keni një kopje në kompjuter);të komunikoni në internet me figurë apo të bëni foto nga kamera në kompjuter.
4. Karta bazë
4.1. Njihet edhe si motherboard ose system board. Ndodhet në njërën anë të kasësdhe ka formë drejtëkëndëshi me përmasa që variojnë sipas firmave . Mbi këtë pllakë të hollëplastike të dizenjuar me qarqe vendosen ose lidhen me kabllo (të quajtur fisha) të gjithapajisjet e kompjuterit. Si të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit edhe motherboard-i emerr rrymën elektrike nga ushqyesi përmes një fishe dhe ia shpërndan atë pajisjeve të tjeraqë “montohen” në bord. Kuptohet se ky është bordi kryesor dhe pa të s’ka kuptim tëfunksionojë një kompjuter.
5. Memoria
5.1. Është fjala më e përgjithshme për të treguar të gjitha pjesët që shërbejnë për ruajtjen e informacioneve.
6. Modemi
6.1. Pajisje me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja e internetit përmes linjës telefonike. Mund të jetë në formën e një karte të vendosur në mainboard ose pajisje ejashtme siç është psh printeri.
7. Tastiera
7.1. Tastiera kompjuterike është mjet e cila shërben për futjen e të dhënave në kompjuter është pjesë harduerike e kompjuterit bën pjesë në njesin e pajsjeve hyrëse të kompjuterit
8. Mausi
8.1. Komunikimi me kompjuter, duke përdorur mausin (miun), është shumë më i thjeshtë, sepse ky komunikim realizohet përmes dy ose tre tasteve që janë vendosur në pjesën e sipërme të tij. Por, ky komunikim mund të realizohet vetëm gjatë shfrytëzimit të programeve te të cilat prodhuesi i tyre e ka paraparë edhe përorimin e mausit.
9. Kasa
9.1. Është kutia metalike ose plastike ku ndodhen pjesët e brendshme të kompjuterit.Duhet te jet e fort qe ti rezistoj goditjeve mekanike Kasazgjidhet në varësi të përmasave ( duhet shikuar nëse ofron hapsirën e nevojshme për të gjitha pajisjet e brendshme që duam të kemi në kompjuter) dhe shijeve estetike personale
10. Procesori
10.1. Është një komponent shumë i rëndësishëm ikompjuterit i përbërë nga një qark i cili në mënyrë direkte apo indirekte kryen të gjithëpunën që ne bëjmë në kompjuter. Zakonisht shitet bashkë me mainboard-in dhe nëse joduhet bërë kujdes që të zgjidhet një motherboad dhe një proçesor që mund të funksionojnësë bashku.CPU njihet ndryshe si Procesori
11. Karta grafike
11.1. Është qarku që mundëson shfaqjen e imazheve në ekran. Quhet kartë sepseka formë drejtëkëndëshe dhe montohet në motherboard. Montimi behet neprmjet sloteve qe ndodhen ne bord
12. Njësitë CD/DVD
12.1. Ndodhen në pjesën e përparme të kasës. Janë pajisjet që lexojnë apo shkruajnë mbi kompakt disqet (CD) dhe DVD-te.